Në çdo hap të biznesit tuaj!
Studio Kontabiliteti E&K është partneri juaj i besueshëm për shërbime konsulence, kontabiliteti, tatimore, financiare dhe fiskale në Shqipëri. Zyra jonë e kontabilitetit ofron mbështetje të plotë për bizneset dhe individët, duke garantuar transparencë, përputhje ligjore dhe zgjidhje profesionale në çdo hap. Me eksperiencë të gjatë dhe përkushtim ndaj cilësisë, ndihmojmë klientët tanë të menaxhojnë financat me siguri dhe të marrin vendime të informuara për të ardhmen e tyre.
Shërbimet tona
Konsulencë fiskale
Në një mjedis ligjor dhe ekonomik që ndryshon vazhdimisht konsulenca fiskale është thelbësore për qëndrueshmërinë e biznesit. Ne ofrojmë këshillim për biznesin, duke siguruar përputhje me legjislacionin tatimor.
Regjistrim biznesi
Mbështetje të plotë për regjistrimin e biznesit, duke siguruar përputhje me ligjin dhe një proces të shpejtë e të sigurt. Kujdesemi që çdo detaj – nga dokumentacioni te licencat – të jetë i saktë dhe i kompletuar.
Fiskalizimi
Ofrojmë mbështetje profesionale për fiskalizimin, duke siguruar zgjedhjen e programit të duhur, përputhje me ligjin dhe lëshim të sigurt të faturave tatimore. Kujdesemi që biznesi të jetë i rregullt dhe pa rreziqe.
Deklarime tatimore
Ndihmë të plotë në përgatitjen dhe dorëzimin e deklaratave tatimore për biznesin tuaj, duke garantuar përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi. Kujdesemi që çdo dokument të jetë i saktë dhe i dorëzuar në kohë.
Taksat vendore
Taksat vendore të bashkisë janë detyrime ligjore që çdo subjekt duhet të përmbushë ndaj administratës vendore. Ky shërbim ofron qartësi dhe siguri, duke shmangur penalitetet dhe duke garantuar transparencë në pagesat tatimore.
Pasqyrat Financiare
Ofrojmë shërbim të specializuar për hartimin e pasqyrave financiare vjetore, me saktësi e transparencë. Përfshin analizë të performancës me rekomandime, dorëzim elektronik pranë QKB/DPT dhe mbështetje për auditim, sipas kërkesave ligjore.
Çregjistrim/Likuidim
Kur mbyllja e biznesit është e vetmja zgjidhje, ofrohet shërbim i plotë për çregjistrim apo likuidim, me përgatitje dokumentacioni, rregullim detyrimesh fiskale dhe koordinim me institucionet, duke siguruar mbyllje të plotë dhe pa penalitete.
Deklarimi i DIVA/DVAP
Deklarimi i DIVA/DVAP është detyrim ligjor për individët me të ardhura nga qiraja, puna e pavarur, honorare apo burime të tjera. Shërbimi përfshin analizë të kujdesshme të të ardhurave, përgatitje të saktë e të plotë dhe shmangie të gabimeve e penaliteteve.
Përfaqësim Institucional
Marrëdhënia me institucionet shtetërore nuk është gjithmonë e lehtë, por ofrojmë përfaqësim profesional pranë institucioneve, duke siguruar komunikim të qartë, mbrojtje të interesave dhe zgjidhje të problemeve, në përputhje me ligjin.
Rreth nesh
“Studio Kontabiliteti E&K” është është një partner i besueshëm në ofrimin e shërbimeve të specializuara për taksa dhe tatime, duke ndihmuar biznese dhe individë të mbajnë një kontroll të plotë mbi detyrimet e tyre financiare. Me vite përvojë në këtë fushë, zyra jonë e kontabilitetit e kupton rëndësinë e përputhshmërisë me legjislacionin tatimor dhe ofrojmë zgjidhje të personalizuara që garantojnë optimizimin e kostove dhe minimizimin e rreziqeve financiare.
